Në zonën e Dukatit dhe në Karaburun janë aktivizuar sërish vatra zjarresh disa orë pasi flakët ishin neutralizuar.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako janë shprehur se janë zjarrvënie të qëllimshme.
Të hënën u normalizua situata në Dukat dhe Llogara. Por ministri i Mbrojtes tha për mediat se dy persona me elektrikë dore ishin pikasur disa orë më vonë dhe më pas dy vatra të reja zjarri janë aktivizuar.
Sipas Haki Çakos personat që ndezin zjarret paguhen për ta bërë këtë gjë.
Më problematike situata e zjarrve paraqitet në Majën e Rrunjës në Kukës dhe në fshatin Thirrë në Mirditë.
Me ndihmën e forcave të dërguara nga Kosova u shuan vatrat e zjarreve pranë tuneleve të Kalimashit.