Riatdhesimet nga Siria/ MPJ: Detyrim humanitar kthimi i personave të papërfshirë në krime

Nga Exit News
Riatdhesimet nga Siria/ MPJ: Detyrim humanitar kthimi i personave të papërfshirë në krime

Ministria e Jashtme ka njoftuar të mërkurën se “kthimi i fëmijëve dhe personave të papërfshirë në krime terroriste është një detyrim humanitar”.

Në njoftimin për media, MPJ falenderoi autoritetet siriane për  ndihmën në operacionin e riatdhesimit të pesë qytetarëve shqiptarë, një grua dhe 4 fëmijë të mitur, nga kampi Al-Hol, në Siri.

Institucioni shtoi se “ky bashkëpunim do të vijojë edhe në të ardhmen për të mundësuar kthimin në Shqipëri të të gjithë fëmijëve shqiptarë apo edhe personave të tjerë të cilët nuk kanë kryer krime apo akte të tjera terroriste”.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>