Riatdhesohet 112 azilkërkues shqiptarë nga Franca e Anglia

Nga Exit News
Riatdhesohet 112 azilkërkues shqiptarë nga Franca e Anglia

112 shqiptarë janë riatdhesuar të premten, nga Franca dhe Anglia.

Ata janë kryesisht persona që kanë aplikuar për azil në këto shtete dhe nuk janë pranuar.

Ata u kthyen me një avion të veçantë në Aeroportin e Rinasit.

Shqipëria, që prej 2016 renditet ndër vendet e para për numrin e emigrantëve të paligjshëm dhe azilkërkuesve të pabazë.

Edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian mbi vlerësimin e përmbushjeve të kushteve nga Shqipëria për lëvizjen pa viza në zonën shengen, i kërkohet qeverisë të “adresojë problemet me emigracionin e paligjshëm dhe azilkërkuesit e pabazë, përfshirë identifikimin dhe adresimin e arsyeve pse ndodh kjo.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>