Rifillon kontrolli mjekësor falas për qytetarët nga 35-70 vjeç

Nga Exit News
Rifillon kontrolli mjekësor falas për qytetarët nga 35-70 vjeç

Minsitria e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën se ka rifilluar kontrolli shëndetësor falas në qendrat shëndetësore në vend për qytetarët e moshave 35-70 vjeç.

Kontrolli bazë shëndetësor në vend u ndërpre për shkak të pandemisë dhe ka qënë një ndër vendimet më të kritikuar të qeverisë, për shkak se la në baltë qytetarët më në nevojë. Bëhet fjalë për personat të cilët vuajnë nga sëmndje kronike që gjenden në vështirësi ekonomike, për të cilët kontrolli falas, ndonëse shpeshherë sorollatës, mbetet mundësi e vetme e tyre për t’u kujdesur për shëndetin.

Kjo kategori u përball me neglizhencë, trajtime të vonuara dhe pasoja shëndetësore, për shkak se qeveria vendosi t’i jap përparësi të infektuarve me koronavirus.

Ajo që mbetet e pajustifikuar dhe e pashpjeguar është përse kontrolli shëndetësor bazë ka vazhduar i bllokuar në perjudha kur vendi ka përjetuar ulje të infektimeve, më të fundi në muajt e verës.

Në fakt, vendimi u komunikua nga ministrja Manastirliu pa u shoqëruar me një arsyetim, ndërkohë që Shqipëria po përjeton rritje të shpejt të infektimeve për shkak të qarkullimit të variantit Delta.

Qeveria nuk mendon se duhet të shpjegojë vendimet e saj edhe kur ato prekin kategoritë më të vobekta në shoqëri apo kur bëhet fjalë për shëndetin e qytetarëve, ndërkohë që pretendon se po lufton ndaj një pandemie.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>