Rihapen aplikimet për vendosjen e shezlongjeve me leje në rërë

Nga Exit News
Rihapen aplikimet për vendosjen e shezlongjeve me leje në rërë

Aplikimet për pajisjen me leje për vendosjen e shezlongjeve në rërë do të rihapen.

“Aplikimet do të rihapen për t’ju dhënë një shanc të dytë atyre që nuk kanë aplikuar”, u shpreh Ministri i Turizmit Blendi Klosi në një takim me përfaqësuesit e institucioneve qëndrore dhe ato lokale të Durrësit, të premten. Ai nuk dha një afat për aplikimin e ri nga subjektet.

Vendimi erdhi pas përplasjes për vendosjen e shezlongjeve në Velipojë dhe në Dhërmi.

Javën e kaluar në Velipojë pas një konflikti për vendosjen e shezlongjeve u vranë 4 persona e u plagosën 2 të tjerë. Ndërsa në dhërrmi u dogjën 60 shezlongje. Ndërkohë policia ka nisur që prej të marëts, operacionin”Bregdeti Ynë”, për heqjen e shezlongjeve pa leje nga rëra.

Aplikimi për leje kryhet në e-Albania.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>