Rihapen parqet e Disneyland në SHBA

Nga Exit News
Rihapen parqet e Disneyland në SHBA

Parqet e argëtimit Disneyland dhe parqe të tjera tematike, stadiume dhe ambiente argëtimi në natyrë do të rihapen në 1 Prill, në Kaliforni pas një mbylljeje prej gati një viti për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sipas rregullave të reja ato do të lejohen të punojnë me kapacitet të kufizuar, mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshmedhe parqet fillimisht do të hapen vetëm për banorët e shtetit. Pjesëmarrja do të variojë nga 15% në 35% të kapacitetit normal.

Kompania e madhe e prodhimit të filmave për fëmijë dhe parqeve Ëalt Disney raportoi se ka humbur 1 miliardë dollarë nga mbyllja e parqeve të argëtimit në botë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>