
Sot, me 3 maj të gjithë nxënësit e ciklit parauniversitar do të rikthehen në klasa. Me 29 prill Komiteti Teknik i propozoi Ministrisë së Arsimit të rikthejë në klasa të gjithë nxënësit e këtij cikli, kërkesë e cila u pranua nga kjo e fundit.
Në fillim të prillit, Komiteti vendosi zhvillimin e mësimit të kombinuar, në klasë dhe në distancë, për shkollat e mesme.