Nxënësit e klasave të 5-ta, të 9-ta dhe maturantët do të zhvillojnë provimet njësoj si në vitin para pandemisë.
“Kemi dalë në konkluzionin që këtë vit do zhvillohet këto provime dhe për maturën do ketë edhe pyetje me zhvillim. Po i rikthehemi metodës së mëparshme”, u shpreh Ministrja e Arsimit Evis Kushi, në një intervistë për Report Tv.
Në 2020, provimet për klasat e 5-ta dhe të 9-ta u anulluan, ndërsa për maturantët u zhvilluan vetëm provime me alternativa.
Këtë vit, sqaroi Kushi vlerësimi i provimeve do të bëhet elektroniksisht. “Kemi bërë ndryshime për nivelet e vështirësitë, 40% niveli i parë, 40% i dyti dhe vetëm 20% do të jetë niveli më i lartë i vështirësisë”, shtoi ministrja.