
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar shkarkimin e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe drejtorit të Qendrës Spitalore nënë Tereza.
I pyetur në ‘Mbrëmje në ABC’ mbi mundësinë e rikthimit të karantinës, ai tha se kryeministri është ende borxhli ndaj qytetarëve për mbylljen e parë.
“Situata në QSUT është shqetësim real dhe përgjegjëse është qeveria. Qeveria ka detyrimin t’i pajisë mjekët me mjete mbrojtëse. Nëse ti si qeveri je e paaftë t’i mbrosh mjekët, kurseju sulmet.
Kryeministri në vend që të dalë e të flasë për situatë të rënduar duhet të shkarkonte ministren e shëndetësisë dhe drejtorin e QSUT. Vatrat më të mëdha janë QSUT dhe Sanatoriumi.” – tha Bardhi.