Rilindja Urbane falimenton Pazarin e vjetër të Korçës

Nga Karl Kuçi
Rilindja Urbane falimenton Pazarin e vjetër të Korçës

Korça nuk është si të gjitha qytetet e Shqipërisë. Sapo mbërrin mund të shikosh periferinë e rregullt, me lagje të rregulluara, me rrugë dhe trotuare, godina me distancë nga njëra-tjetra dhe nga rruga, rrugica të ndriçuara dhe godina të ristrukturuara bukur.

Duke iu afruar dalëngadalë, qendrës numri i ndërtesave të cudit, njësoj siç të çudisin zonat e gjelbra publike dhe ato private përqark vilave të viteve 1930, ende sot dëshmi e një periudhe të lumtur dhe të pasur.

Trafiku ecën normalisht, askush nuk ngutet. Rrugët janë në proporcion dhe të rregulluara. Nuk gjen asnjë qiellgërvishtës të ndërtuar në mes të rrugës, sikurse ndodh në Tiranë.

Në qendrën kryesore ndodhet një kullë e kotë, e shëmtuar në formë, në përmasa dhe në ngjyra, e cila shërben si firmë e egos së papërmbajtur të një kryeministri piktor që e përdor vendin sikur të ishte telajoja e tij.

Një rrugë e gjerë për këmbësorët e rindërtuar rishtazi tregon edhe njëherë pëlqimin e shiptarëve për kafen, duke i dhënë qytetit një shesh të madh i cili duke në disporporcion me nevojat e qytetit dhe qytetarëve.

Por qyteti nuk mbaron këtu, pak më poshtë fillon “Pazari i Vjetër”, një sërë ndërtimesh dykatëshe të ndërtuara në vitet ’20, me katin e parë të kthyer në dyqan ose kafe, të vendosura anash rrugicave të rregullta, përrreth një sheshi të madh të shtruar me kalldrrëmin tradicional. Të gjitha dyqanet janë të pajisura me dryn hekuri të punuar me dorë për të mbrojtur vitrinat.

Deri para pak muajsh në këtë qendër ndodhej një treg me tezga që shisnin veshjembathje. Gati të gjitha dyqanet mbijetonin duke shitur çdo lloj produkti, nga ai ushqimor tek ai i veshmbathjeve, deri tek artikujt industrial.

Ishte një treg tradicional, ku më shumë se 100 vjet më parë qytetarët shkonin për të blerë atë që i nevojitej. Në atë kohë kishte njerëz që donin të blinin dhe kishte tregtarët që donin të shisnin.

Më pas nën projektin e Rilindjes Urbane, i cili kishte për qëllim krijimin e shesheve të qyteteve, në Korçë filluan të lyheshin fasadat e pallateve, të rindërtoheshin çatitë e shtëpive, të vendosej ndriçim dhe të shtroheshin rrugët. I gjithë sheshi i Pazarit u kthye në një kantier të financuar nga Bashkia Korçë dhe nga donatorë të ndryshëm ndërkombtarë si Bashkimi Evropian dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit.

Pas dy vitesh punime “Pazari i Vjetër” mbaroi, inagurimet u kryen dhe Bashkia hartoi një listë me 20 tipe biznesi që kishin të drejtë të vendoseshin në pazar, duke detyruar pjesën më të madhe të tregtarëve historikë të largoheshin nga sheshi.

E si pasojë e planit të Bashkisë, dyqanet e bukura në pamje fatkeqësisht mbetën të mbyllura dhe bosh. Tani në sheshin 100 vjeçarë dhe në rrugicat e tij sheh vetëm disa kafene e dyqane të kyçura, të cilat kanë varur në qepenat e tyre tabelën shitet ose jepet me qera.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>