Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj i premtoi familjeve në Kodër-Kashar se do të futen në shtëpia të reja të sapondërtuara brenda 20-28 ditëve.
Ahmetaj dhe nënkryetari i Bashkisë Tiranë Arbian Mazniku vizituan kantierin e ndërtimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, në këtë zonë.
Ahmetaj theksoi se në total “janë gati 3400 shtëpi në proces prokurimi dhe ndërtimi, ndërkohë që qoftë në Tiranë, qoftë në zonën jashtë Tirane, në 10 bashkitë e tjera, është në proces prokurimi i gjithë loti i madh i pallateve”.
Ndërsa Mazniku sqaroi se në këtë zonë rreth 530 familje kanë aplikuar për fonde pasi kanë raportuar dëme të lehta deri në mesatare në banesat e tyre dhe 200 familje kanë raportuar dëmë të rënda dhe aplikimet e tyre po shqyrtohen.