Rindërtimi i unazës — tjetër kompani e dënuar nga prokurimet publike fituese e tenderit

Rindërtimi i unazës — tjetër kompani e dënuar nga prokurimet publike fituese e tenderit

Kompania Victoria Invest, një nga kompanitë që do të bëjë zgjerimin e unazës së re, është përjashtuar një vit nga procedurat konkuruese koncesionare dhe partneritete publike private.

Ky përjashtim nuk e pengon këtë kompani ligjërisht të marrë pjesë në tender për kontrata të tjera publike, por hedh dyshime mbi kompaninë.

Kompania ‘Viktoria Invest shpk” dhe “Victoria Invest Internacional’ kanë fituar tenderin për ndërtimin e Segmentit III të Unazës së re. Vlera e tenderit ishte €9,4 milionë.

Projekti i rikualifikimit të zonës urbane të njohur si zona e “Astirit” u ndryshua nga projekti fillestar në mënyrë jo transparente dhe pa dijenin e banorëve. Autoriteti rrugor i lajëmroi banorët më 1 nëntor për të liruar banesat. Sipas projektit të ndryshuar do të prishen 317 banesa dhe do të dalin në rrugë 600 familje.

Banorët e zonës kanë më shumë e një jave që protestojnë kundër këtij projekti. Ato shprehen se ndryshimi i projektit është bërë për arsye klienteliste, për t’i shërbyer interesit të disa biznesmenëve që duan të ndërtojnë pallate në këtë zonë:

Të bëhet projekt, nuk e kundërshtojmë rrugën, por të bëhet siç është për ta bërë, sic është rruga. Këta po bëjnë prishje selektive. Se andej [nga ana tjetër] oligarkët e qeverisë e kanë rrethuar vendin me llamarina, është tokë boshe. Këtej është toka me banorë, por banorët i shtypin ata.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>