Më 17 shkurt 2020, në Bruksel do të zhvillohet Konferenca e Donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit.
Lajmin e ka bërë publik Ambasadori i BE-së Luigi Soreca përmes një postimi në Twitter.
Konferenca e Donatorëve ishte një nismë e presidentit francez Macron për të ndihmuar qeverinë shqiptare në mbledhjen e fondeve dhe ndihmave të tjera për të përballuar procesin e rindërtimit. Këtë nismë e mbështeti dhe Këshilli Europian.
Në fund të dhjetorit, ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj deklaroi se qeveria po punon që brenda janarit të ketë përfunduar draftin me kostot totale të tërmetit, gati për Konferencën e Donatorëve.