Rindërtimi në Krujë, Rama njofton nisjen e punimeve për 75 shtëpi dhe 7 pallate

Nga Exit News
Rindërtimi në Krujë, Rama njofton nisjen e punimeve për 75 shtëpi dhe 7 pallate

Kryeministri Edi Rama lajmëroi nga Kruja se do të nisë puna për ndërtimin e 75 shtëpive dhe 7 pallateve katërkatësh.

Të enjten së bashku me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj, ai inspektoi punimet në Krujë, Bubq dhe Thumanë.

Ministri i Rindërtimit Ahmetaj deklaroi:

“Donatorët sot kanë përfunduar shkollën e parë në Krujë. 45 familje do jetojnë në 7 pallate që do të ndërtohen. Bubqi dhe Thumana kanë model i zhvillimit modern”.

Në tetor të 2020 rindërtimi nuk kishte nisur ende në Krujë. Prej një viti banorët e prekur nga tërmeti jetonin në çadra. Ata u ngritën në protestë për të kërkuar nisjen e rindërtimit të banesave.

një vendim të korrikut, qeveria alokoi 2 milionë euro për rindërtimin në Krujë.

Në dhjetor Bashkia Krujë njoftoi se në Thumanë nisi puna për rindërtimin, 158 shtëpi individuale dhe 17 pallate.

Në Fushë Krujë do të ndërtohen 15 pallate dhe do të strehohen 1200 banorë, kanë deklaruar  kryeministri Edi Rama dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj.

Ministri i Rindërtimin, Arben Ahmetaj tha se procesi i rindërtimit do të përfundojë në maj 2022.

Sipas tij, nga 11 mijë familje pa shtëpi aktualisht vetëm 865 jetojnë në çadra.

Pak ditë më parë Rama inspektoi punimet në Thumanë së bashku me Behgjet Pacollin.

Pacolli deklaroi se do të ndërtohen disa komplekse me apartamente, duke shtuar se do të jenë 80 apartamente 100 metër katror.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme