Rindërtimi, Rama e Ahmetaj variante kontradiktore për shpërndarjen e apartamente

Nga Exit News
Rindërtimi, Rama e Ahmetaj variante kontradiktore për shpërndarjen e apartamente

Kryeministri Rama dhe ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj kanë dhënë deri tani variante kontradiktore dhe të paqarta për mënyrën se si do të shpërndahen apartamentet për familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryeministri Rama, gjatë një vizite në Thumanë sot, tha se ato familje që kanë humbur dy shtepia, do të marrin pas rindërtimit, sërish dy shtëpia.

Duke iu përgjigjur shqetësimit të një banoreje, Rama iu drejtua:

“Ne do të rindërtojmë shtëpitë e atyre që kanë humbur shtëpinë.Ti ke dy hyrjet në një pallat që do prishet, do marrësh dy hyrje siç i kishe.”

Ndërsa ministri Ahmetaj, pak ditë më parë, deklaroi:

“Nëse ke dy banesa, nuk përfiton nga rindërtimi. Ne nuk po kompesojmë për metër katror, ne po japim strehim. Jo, nuk përfitojnë ata që kanë një shtëpi në Tiranë dhe një shtëpi në Durrës.”

Si për ta bërë edhe më kontradiktore situatën, më herët Kryeministri Rama ka deklaruar dhe se një familje që ka brenda disa kurora dhe ka humbur një shtëpi, do të përfitojë aq shtëpi sa kurora ka:

“Ato familje me disa kurora që kanë humbur një shtëpi, do marrin aq shtëpi sa kanë kurora.”

Qeveria Rama ka premtuar se brenda vitit 2020 do të futen në shtëpi të reja të gjithë familjet e prekura nga tërmeti, por procesi i rindërtimit nuk ka nisur ende.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>