Rinis kampionati shqiptar i futbollit, Duka: Kërkesat tona të plotësohen

Nga Exit News
Rinis kampionati shqiptar i futbollit, Duka: Kërkesat tona të plotësohen

Kampionati shqiptar do të rinisë të mërkurën, pas bojkotit prej javësh. Lajmin e bëri të ditur presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Në një komunikim për mediat, Duka u shpreh se kampionati do të vijojë por kërkesat e tyre do të plotësohen.

“Kemi vendosur që ditën e diel të zbresin në fushë dhe të mërkurën të luhet java e dytë. Bojkoti e ka realizuar në një farë mënyre qëllimin e tij pasi e ka sjell çështjen në diskutim.

Nuk është e thënë që ne do të luajmë dhe kërkesat nuk do të plotësohen. Urojmë që sa më shpejt këto kërkesa të zgjidhen dhe mendoj se jemi në rrugë të mbarë. ”

Duka u shpreh se kërkesat e tyre janë të realizueshme dhe logjike.

Liga e Profesionistëve ka ndaluar aktivitetet sportive deri në plotësim të 4 kërkesave, ku dy kryesoret janë ligji i sponsorizimeve, dhe përjashtimi për 10 vjet nga taksat.

Anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit i kanë dërguar qeverisë kërkesat e tyre nëpërmjet letrës dërguar më datë 10 gusht.

Ata i kërkuan qeverisë uljen e TVSH në 6%, faljen e gjobave dhe detyrimeve të prapambetura tatimore; mos pagimin e TVSH -së për të ardhurat e sportistëve dhe miratimin e ligjit të sponsorizimeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>