Ministrja e Arsimit Evis Kushi i bëri thirrje, të dielën, nxënësve dhe mësuesve që të zbatojnë sa më shumë rregullat e distancimit social anti-Covid, në rinisjen e mësimit në shkolla, në 11 janar.
Përmes një videoje publikuar në Facebook, Kushi i rekomandoi nxënësve të mbajnë maskën, të respektojnë distancat dhe të ruajnë higjienën personale duke larë e dezinfektuar duart vazhdimisht.
Mësimi në gjithë shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të vendit do të rinisë në 11 janar, pas disa javëve pushim për shkak të festave të fundivit.
Për shkak të pandemisë, mësimi do të vijojë të zhvillohet i alternuar, ku disa ditë nxënësit do të shkojnë në shkollë, ndërsa disa ditë të tjera të javës do të zhvillojnë mësimin online, sipas Urdhërit të Ministrisë së 1 dhjetorit.