Rikthimi i reshjeve të shiut gjatë natës së të martës solli sërisht probleme në rrugët e vendit, si dhe në furnizimin me energji elektrike.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi qytetarët se disa segmente janë të bllokuara, ndaj duhet evituar qarkullimi. Aktualisht segmenti Ura e Peshkatarit – Bërzhitë është e bllokur, ndërsa në zonën e Labinotit, në Elbasan dhe në segmentin Drizë – Gramsh lejohet qarkullimi vetëm në një kalim. Zona e Xibrakës, pavarsisht se tani është e hapur, por ka rrezik për rënie gurësh, ndaj duhet bërë kujdes në qarkullim.
Ndërkohë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njoftoi se kanë mbetur pa energji elektrike Kukësi, Tropoja, Hasi dhe Puka, si pasojë e një defekti në linjën e tensionit të lartë në Qafë Mali. Pa drita janë dhe Karbunara e Vogël, Karbunara e Madhe, në afërsi të Lushnjes, si dhe një pjesë ë komunës Golem dhe Kolonjë. Gjithashtu, probleme ka dhe në HEC-et Pogreb, Lapaj, Çernevalë e Belë duke lënë pa energji disa zona. Zonat më të rrezikuara për defekte, sipas OSHEE-së, janë:
- Rajoni Tiranë: Zall Bastar, Sauk, Gjokaj, Prezë, pjesërisht Yzberisht.
- Rajoni Durrës: Ura Gjolës, BishtPallë, Xhavzotaj, Spitallë, Kënetë, Hamallaj, Golem/ Durres;
- Rajoni Elbasan: Orenjë, Lunik, pjesërisht.
- Rajoni Korcë: Miras, Lozhan, Trebinjë, Mokër.
- RajoniFier: KomunaLevan
- Rajoni Vlore: Selenice, Gorisht, Novosele.
- Rajoni Kukës:Kalimash, Krumë, pjeserisht qyteti Kukës.
- Rajoni Burrel:Zona Rec, Aras, Kurdari, Cerunjë, Cerenc, Brezhdan.
- Rajoni Shkodër: Iballë, ArrëzMiliska në Pukë, Zagorë, Bajzë, Kelmend, pjesërisht Gjadër, Bërdice, Kallmet, Vrakë, Renc, Shëngjin/ Lezhë-Shkodër.
- Rajoni Gjirokastër: Lekël, Piskovë, Sukë, Maricaj, Vasjar