Rinisin reshjet, probleme në rrugë dhe me furnizimin me energji

Rikthimi i reshjeve të shiut gjatë natës së të martës solli sërisht probleme në rrugët e vendit, si dhe në furnizimin me energji elektrike.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi qytetarët se disa segmente janë të bllokuara, ndaj duhet evituar qarkullimi. Aktualisht segmenti Ura e Peshkatarit – Bërzhitë është e bllokur, ndërsa në zonën e Labinotit, në Elbasan dhe në segmentin Drizë – Gramsh lejohet qarkullimi vetëm në një kalim. Zona e Xibrakës, pavarsisht se tani është e hapur, por ka rrezik për rënie gurësh, ndaj duhet bërë kujdes në qarkullim.

Ndërkohë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njoftoi se kanë mbetur pa energji elektrike Kukësi, Tropoja, Hasi dhe Puka, si pasojë e një defekti në linjën e tensionit të lartë në Qafë Mali. Pa drita janë dhe Karbunara e Vogël, Karbunara e Madhe, në afërsi të Lushnjes, si dhe një pjesë ë komunës Golem dhe Kolonjë. Gjithashtu, probleme ka dhe në HEC-et Pogreb, Lapaj, Çernevalë e Belë duke lënë pa energji disa zona. Zonat më të rrezikuara për defekte, sipas OSHEE-së, janë:

  • Rajoni Tiranë: Zall Bastar, Sauk, Gjokaj, Prezë, pjesërisht Yzberisht.
  • Rajoni Durrës: Ura Gjolës, BishtPallë, Xhavzotaj, Spitallë, Kënetë, Hamallaj, Golem/ Durres;
  • Rajoni Elbasan: Orenjë, Lunik, pjesërisht.
  • Rajoni Korcë: Miras, Lozhan, Trebinjë, Mokër.
  • RajoniFier: KomunaLevan
  • Rajoni Vlore: Selenice, Gorisht, Novosele.
  • Rajoni Kukës:Kalimash, Krumë, pjeserisht qyteti Kukës.
  • Rajoni Burrel:Zona Rec, Aras, Kurdari, Cerunjë, Cerenc, Brezhdan.
  • Rajoni Shkodër: Iballë, ArrëzMiliska në Pukë,  Zagorë, Bajzë, Kelmend, pjesërisht Gjadër, Bërdice, Kallmet, Vrakë, Renc, Shëngjin/ Lezhë-Shkodër.
  • Rajoni Gjirokastër: Lekël, Piskovë, Sukë, Maricaj, Vasjar

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>