Romana Vlahutin ka shkelur ligjin kroat për deklarimin e pasurisë

Romana Vlahutin ka shkelur ligjin kroat për deklarimin e pasurisë

Ambasadorja e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin është hetuar në vendin e saj, Kroaci, për mosdeklarim të pasurisë, bën me dije Televizioni Klan.

Ky lajm është raportuar fillimisht, në janar 2016, nga Radiotelevizioni Shtetëror i Kroacisë, HRT, dhe eshtë përcjellë nga një sërë mediash kroate, përfshi agjencinë Dalmacija News.

Sipas këtyre mediave, Komisioni për Përcaktimin e Konfliktit të Interesit—institucioni kroat për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve—ka deklaruar se pas përfundimit të detyrës si këshilltare e Presidentit kroat Josipoviç, Zonja Vlahutin nuk ka bërë deklarimin e plotë përfundimtar të pasurisë, përfshi të ardhurat, adresat e pasurive të paluajtshme dhe burimin e një huaje të marrë për strehim.

Pas hetimit të çështjes, komisioni ka arritur në përfundimin se Zonja Vlahutin ka shkelur ligjin kroat për deklarimin e pasurive. Megjithatë, duke qenë se ajo nuk paguhej prej më shumë se një viti nga sektori publik kroat, komisioni ka vendosur për të mos marrë masë kundër saj për mosdeklarim.

Romana Vlahutin shërbeu për pesë vjet si këshilltare për politikën e jashtme e Presidentit të Kroacisë Josipoviç, para se të emërohej në krye të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, me propozim dhe si pjesë e kontributit të Kroacisë në shërbimin diplomatik të BE-së.

Lajmi i mosdeklarimit të pasurisë nga ana e Zonjës Vlahutin vjen në një kohë kur ajo ka qenë mjaft aktive në përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për hartimin dhe zbatimin e një reforme në sistemin shqiptar të drejtësisë.

LEXO  Hapja dhe dialogu me Ancelotin

Lajme te ngjashme