Romana Vlahutin: Vonimi i reformës në drejtësi, mision i përfunduar me sukses!

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei
Romana Vlahutin: Vonimi i reformës në drejtësi, mision i përfunduar me sukses!

intervistën e saj të fundit për Top Channel, ish-Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin dha sërish refleksionet e saj mbi reformën në drejtësi, duke treguar edhe një herë se sa pak e kupton ajo kaosin që e ka rrethuar reformën në drejtësi (atë që ajo e quan “mision të përmbushur”) në prag të largimit të saj.

“Reforma në drejtësi ishte nëna e të gjitha reformave, gati një reformë kushtetuese. Nëse ka vullnet politik të gjitha institucionet mund të jenë plotësisht funksionale deri në fund të vitit”, – iu përgjigj Romana Vlahutin pyetjes së gazetarit për paralizimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

Pjesa e parë e deklaratës vlen të theksohet, sepse reforma në drejtësi nuk ishte “gati” një reformë kushtetuese. Në fakt reforma në drejtësi kërkoi rishkrimin e një pjesë të madhe të Kushtetutës dhe ishte tërësisht një reformë kushtetuese. Kjo tregon se ende ambasadorja është e paqartë se sa radikale ka qenë kjo reformë, dhe se në mënyrë skandaloze BE neglizhoi detyrimin e saj për të dhënë ndihmën ligjore të nevojshme dhe të duhur gjatë procesit, ndërsa kundërshtoi në vazhdimësi pretendimet e opozitës. Të gjitha këto na tregojnë thellësinë e deluzionit që qendron në deklaratën e saj “misioni u përmbush”.

Pjesa e dytë e kësaj deklarata është edhe më shumë çoroditëse, teksa ajo premton (në cilat provat është bazuar?) se “shumë shpejt të gjitha institucionet kryesore të sistemit të ri do të mund të krijohen”. Në fjalë të tjera, ajo përsërit premtimet e bëra në shtator të 2017-ës, kur ajo deklaroi “Formimin e institucioneve të reja, përfshirë edhe Prokurorinë Speciale për Korrupsion dhe Krimin e organizuar (SPAK) deri në fund të vitit”.  “Ky është ende “miti i vetingut brenda afateve kohore”, të cilin edhe institucionet e vetingut nuk janë më në gjendje ta ndjekin.

Sikurse e kemi shpjeguar më parë, bazuar në kuadrin ligjor dhe faktet aktuale më shumë se sa në atë çfarë do të dëshironim të ndodhte, afati kohor për krijimn e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Këshillit të Lartë të Gjyqësorit (KLGJ), Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), dhe Gjykatës Kushtetuese është i vështirë për tu përcaktuar, dhe ka shumë pak mundësi që këto institucione të krijohen deri në fund të vitit, pavarësisht propozimeve të dyshimta të dala nga rrethi i BE-së dhe diplomatëve të SHBA-së.

Në fund të intervistës, Vlahutin na premtoi se Shqipëria do të mbetet në “radarin” e saj. Larg qoftë!

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>