Rregjistrohen 5 raste të reja me Covid-19 në Berat

Nga Exit News
Rregjistrohen 5 raste të reja me Covid-19 në Berat

5 persona janë të infektuar me koronavirus në Berat. Një punonjëse fasonerie dhe 4 të moshuar kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Rasti i konfirmuar me Covid-19 në fasoneri është një grua 44-vjeçe, e cila është karantinuar ndërkohë që testimet kanë vijuar në repartin ku gruaja punonte.

Ndërkohë dhe 4 të moshuarit janë karantinuar në banesat e tyre. Ende nuk dihet gjendja tyre.

Berati rregjistron 71 raste me koronavirusi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>