Rregullat e reja të funksionimit të kazinove

Nga Exit News
Rregullat e reja të funksionimit të kazinove

Të gjitha kazinotë në SHBA, do të hapen në fillim të qershorit. Për shkak të pandemisë së COVID-19, ato ishin të mbyllura duke shkaktuar humbje te të gjithë kazinotë.

Megjithatë kazinotë do të respektojnë të gjitha masat anti-koronavirus. Rreth 100 makina të lojrave të fatit janë hequr ndërsa 750 janë vendosur me distancën e kërkuar ndaj njëra tjetrës. Lojtarët nuk do të prekin më letra me dorë.

Në dysheme janë vendosur shenja se ku duhet të qendrojnë lojtarët, në përputhje me rregullat e distancimit social.

Në tavolinën e lojës nuk do të qendrojnë më 16 persona, numri i lejuar do të jetë deri në 5 persona.

28 mijë cipsa janë dezinfektuar në mënyrë ultrasonike me një ilaç mikrobakterial, e cila i mbron sipërfaqet nga mikrobet për 60 ditë. Punonjësve do ti kontrollohet temperatura çdo ditë si dhe çdo personi që futet në kazino.

Në prill papunësia në Nevada arrit në mbi 28 për qind, niveli më i lartë ne ShBA, për shkak të koronavirusit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>