Duke nisur nga 1 qershori kufijtë tokësor me vendet fqinje do të hapen për të gjithë shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi pavarësisht pasaportës që mbajnë.
Kështu njoftoi kryeministri Rama në Facebook për rregullat e reja.
Transporti publik do të hapet pjesë pjesë dhe qeveria do të ketë gati strategjinë deri në fund të muajit. “Do e reformojmë tërësisht këtë sektor, me pjesmarrjen direkte të shtetit në garantimin e standarteve të reja, jo vetëm për ruajtjen e shëndetit sot por edhe rritjen e ndjeshme të cilësisë së shërbimit urban dhe ndërurban.” – tha Rama.
Plazhet do të hapen nga 1 qershori vetëm për hotelet dhe nga data 10 qershor për të gjithë qytetarët. Fundjavat pa makina do të zgjasin edhe për dy javë të tjera dhe do të kthehen përsëri pas sezonit veror.
“Do t’i rikthehemi çdo të djelë minimalisht nga Tetori në Mars, si moment kushtuar ajrit pa tym, të moshuarve, familjeve, fëmijëve dhe mjedisit.” – tha Rama pa shpjeguar më tej si do të funksionojë.