Rrëmuja e deklaratave të BE-së i shërben vetëm Ramës

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei
Rrëmuja e deklaratave të BE-së i shërben vetëm Ramës

Ditët e fundit kemi shënuar një shfaqje të jashtëzakonshme të gjuhës së dyfishtë dhe akrobacive mendore të Komisionit Evropian, rezultati i vetëm i të cilave ka qenë mundësimi i qeverisë Rama për të propaganduar se “nuk ka kushte” për hapjen e negociatave me BE-në.

Si fillim, le të sqarojmë faktet.

Më 25 mars, Këshilli Evropian, i përbërë nga krerët e qeverive të BE-së, miratoi një seri përfundimesh nen titullin “Zgjerimi dhe Procesi i Stabizilizim-Asociimit—Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë”.

Në një paragraf, i cili fillon me fjalët “Para konferencës së parë ndërqeveritare, Shqipëria duhet të miratojë …”, Këshilli Evropian ka renditur 15 kushte që duhen adresuar përpara konferencës së parë ndërqeveritare, qe cila shënon fillimin konkret të negociatave midis BE-së dhe Shqipërisë.

Më 19 qershor, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë ku “thekson 15 kushtet e përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Evropian që Shqipëria duhet të jenë përmbushur përpara se të thirret Konferenca e parë Ndërqeveritare me Shtetet Anëtare.”

Ekzistenca e 15 kushteve u mohua menjëherë nga Kryeministri Edi Rama, i cili shkroi në Twitter:

‘Po mirë, kur paska 15 kushte për nisjen formale të negociatave për anëtarësim, për çfarë duhej kjo rezoluta e partive aleate të PD në Parlamentin Europian që u votua pa konsensus?

E pra, nuk ka 15 kushte për uljen në tryezë me BE, sepse 7X7 s’bëjnë 42 në asnjë vend të botës!’

Përveç faktit që kjo deklaratë tregon mungësi në të kuptuarit se si funksionon parlamenti i BE-së, ku rezolutat mund të kalohen me shumicë të thjeshtë dhe nuk nevojitet konsensus për çështje të tilla “të parëndësishme” si hapja e negociatave të pranimit me Shqipërinë, postimi i Ramës duket sikur ngre dyshimin: ka apo nuk ka 15 kushte?

Dhe kjo është pika ku Komisioni Evropian fillon ta shtrembërojë realitetin derisa ai t’i përshtatet qëllimit të tij të mundshëm: t’i dorëzohen kërkesës urgjente të qeverisë Rama dhe mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare para zgjedhjeve të ardhshme në vitin 2021 — pavarësisht nëse 15 kushtet janë përmbushur apo jo.

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor Genoveva Ruiz Calavera, një nga aktoret më të papërgjegjshme në dramën e shpalosur të reformës së dështuar të drejtësisë në Shqipëri, prodhoi fjalinë e mëposhtme Orwelliane:

‘Të gjitha aspektet që janë identifikuar në përfundimet e [samitit të] marsit — ato janë pesëmbëdhjetë në veçanti — janë të gjitha shumë të rëndësishme për përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Por duhet të them se duhet të bëjmë dallimin, ekziston një rradhë […]

Ato nuk janë 15 kushte për t’u hapur, për të pasur konferencën e parë ndërqeveritare. Ato janë kushte që do të jenë të domosdoshme përpara konferencës ndërqeveritare, dhe ato janë kushte që do të jenë të nevojshme në përparimin e ardhshëm të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Të gjitha ato do të pasqyrohen në kornizën e negociatave dhe, natyrisht, do të duhet të diskutohen nga vendet anëtare të BE-së në Këshill.”

Le ta bëjmë më të lehtë për t’U kuptuar këtë gjëegjëzë: Imagjinoni sikur unë pyes, “A është një furrë e nxehtë kusht për të pjekur bukën?” Dhe Calavera përgjigjet, “Një furrë e nxehtë nuk është kusht për të pjekur bukën. Është një gjendje që duhet të jetë e nevojshme përpara se të piqni bukën ”. E dalloni ndonjë ndryshim? As unë!

Zëdhënësja e KE-së Ana Pisanero solli edhe më shumë turbullim duke deklaruar se “këto nuk janë 15 kushte” por që “përfundimet e Këshillit në mars kanë treguar qartë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria para konferencës së parë ndërqeveritare.”

Pra, duke parë deklaratat e Calaveras dhe Pisoneros, të lind natyrshëm pyetja nëse ato e kanë kontrolluar ndonjëherë në fjalor përkufizimin e fjalës ‘kusht’. Kjo është ajo që unë gjeta në fjalor për këtë fjalë: “diçka thelbësore për shfaqjen apo ndodhjen e diçkaje tjetër.”

Si Calavera ashtu edhe Pisonero, nëse ndjekim këtë përkufizim, bien dakord me Parlamentin Evropian që Këshilli Evropian vendosi një sërë kushtesh, por ata bëjnë çmos që ne të mos i quajmë ato “kushte”.

Kjo lojë e vogël fjalësh më kujton një nga ditët më të errëta të mandatit të Romana Vlahutinit si Ambasadore e BE-së në Shqipëri, e cila mohoi për disa muaj ekzistencën e 5 kushteve për hapjen e negociatave të pranimit, duke i quajtur ato thjesht “përparësi”. Kjo është Vlahutini në dhjetor 2016:

‘Komisioni ka dhënë rekomandim pozitiv, por ka një rekomandim, një kusht, i cili është ligji i vetingut dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me pesë prioritetet kryesore. […] Për të filluar negociatat është shumë e rëndësishme që të miratohet ligji i vetingut.’

Vetëm nën presionin e jashtëzakonshëm të asaj që ne quajmë “realitet”, Vlahutini më në fund pranoi, disa muaj më vonë, se këto përparësi ishin në të vërtetë kushte:

“Rekomandimi për hapjen e negociatave varet nga përparimi i besueshëm dhe i prekshëm në zbatimin e reformës gjyqësore, veçanërisht vetingut të gjyqtarëve si dhe pesë kushteve kryesore.”

Por dëmi ishte bërë tashmë. Rama deklaroi në vitin 2016 në një konferencë për shtyp bashkë me Vlahutinin se:

“Shqipëria sot ka marrë rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave pa kushte dhe vetëm me mirëkuptimin krejt të natyrshëm që, deri në momentin e fillimit të punës, në tryezat e negocimit të vazhdojë pa ndërprerje puna për zbatimin e reformës në drejtësi, konkretisht për vetingun e gjykatësve dhe prokurorëve.”

Ai përsëriti të njëjtën gjë në vitin 2020 pas deklaratave të Calaveras:

“Për të gjithë ata që e këndojnë apo e përsërisin pasi e dëgjojnë, këngën e 15 kushteve për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Nuk ka 15 kushte dhe kush e përsërit atë këngë ka thjesht qëllimin politik të luftës qorre me qeverinë… Zonja Calavera flet në emër të Komisionit Europian.”

Çështja është: rrëmuja e krijuar—me qëllim, na lind e drejtat të dyshojmë—nga Komisioni Evropian nuk ndihmon as Këshillin Evropian, as Parlamentin Evropian.

Nuk ndihmon as BE-në ose taksapaguesit që financojnë trupën e saj të pafundme të burokratëve.

Nuk e ndihmon as Shqipërinë, e cila në fund të ditës duhet ende të plotësojë të gjitha kushtet, përparësitë dhe kriteret për t’u bërë anëtare e BE-së.

Por ndihmon vetëm Edi Ramën. Ai është i vetmi që përfiton nga rrëmuja që kanë krijuar ata që pretendojnë se flasin në emër të Komisionit Evropian. Dhe duke qenë së BE-ja është pothuajse po aq jodemokratike sa Shqipëria, askush nuk mund t’i dërgojë ata në shtëpi.

2 komente

  1. Endri fuga shet bythen te rruga 29 Qershor, 2020 në 9:57 am

    #fuckeu #fuckeuropeanunion #fuckeurope
    #fuckeu #fuckeuropeanunion #fuckeurope
    #fuckeu #fuckeuropeanunion #fuckeurope
    #fuckeu #fuckeuropeanunion #fuckeurope
    #fuckeu #fuckeuropeanunion #fuckeurope
    #fuckeu #fuckeuropeanunion #fuckeurope
    #fuckeu #fuckeuropeanunion #fuckeurope
    #fuckeu #fuckeuropeanunion #fuckeurope
    #fuckeu #fuckeuropeanunion #fuckeurope
    #fuckeu #fuckeuropeanunion #fuckeurope
    #fuckeu #fuckeuropeanunion #fuckeurope
    #fuckeu #fuckeuropeanunion #fuckeurope
    #fuckeu #fuckeuropeanunion #fuckeurope
    #fuckeu #fuckeuropeanunion #fuckeurope
    #fuckeu #fuckeuropeanunion #fuckeurope
    #fuckeu #fuckeuropeanunion #fuckeurope
    #fuckeu #fuckeuropeanunion #fuckeurope
    #fuckeu #fuckeuropeanunion #fuckeurope
    #fuckeu #fuckeuropeanunion #fuckeurope
    #fuckeu #fuckeuropeanunion #fuckeurope
    #fuckeu #fuckeuropeanunion #fuckeurope
    #fuckeu #fuckeuropeanunion #fuckeurope
    #fuckeu #fuckeuropeanunion #fuckeurope
    #fuckeu #fuckeuropeanunion #fuckeurope

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme