Rreth 1400 qytetarë janë arrestuar të martën gjatë protestave në Moskë në mbështetje të liderit të opozitës, Alexei Navalny.
Protestat erdhën pas dënimit të Navalny-t me 3,5 vjet burg. Gjykata në Moskë vendosi që Navalny duhet të përballet me burg pas një seance të tensionuar.
Prokurorët pretendojnë se ai ka shkelur vendimin e gjykatës, por Navanly dhe kritikë të tjerë të qeverisë e shohin atë si një përpjekje për të heshtur kundërshtarin e Kremlinit.
Navanly u arrestua në 2014 me një akuzë për pastrim parash, të cilën ai e mohon dhe e cilëson si sulm politik.
Gjatë seancës, Navalny tha se gjyqi i tij kishte për qëllim t’i bënte njerëzit të kishin frikë.
“Kështu funksionon, ata burgosin një njeri, si një mjet për të frikësuar miliona njerëz,” tha Navalny.
Për më shumë informacion në lidhje me çështjen e Navalny-t lexo këtu.