Rreth 1400 të arrestuar gjatë protestave në Moskë

Nga Exit News
Rreth 1400 të arrestuar gjatë protestave në Moskë

Rreth 1400 qytetarë janë arrestuar të martën gjatë protestave në Moskë në mbështetje të liderit të opozitës, Alexei Navalny.

Protestat erdhën pas dënimit të Navalny-t me 3,5 vjet burg. Gjykata në Moskë vendosi që Navalny duhet të përballet me burg pas një seance të tensionuar.

Prokurorët pretendojnë se ai ka shkelur vendimin e gjykatës, por Navanly dhe kritikë të tjerë të qeverisë e shohin atë si një përpjekje për të heshtur kundërshtarin e Kremlinit.

Navanly u arrestua në 2014 me një akuzë për pastrim parash, të cilën ai e mohon dhe e cilëson si sulm politik.

Gjatë seancës, Navalny tha se gjyqi i tij kishte për qëllim t’i bënte njerëzit të kishin frikë.

“Kështu funksionon, ata burgosin një njeri, si një mjet për të frikësuar miliona njerëz,” tha Navalny.

Për më shumë informacion në lidhje me çështjen e Navalny-t lexo këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>