
Rreth 1800 hektarë tokë janë përmbytur në zonën e Dajçit në Shkodër.
Sipas BalkanWeb, për shkak të reshjeve të dendura të shiut janë përmbytur 7 shtëpi dhe në 121 të tjera ka prezencë uji në oborre.
Në disa zona të Dajçit bëhet e pamundur kalimi i makinave.
Ndërkohë që banorët kërkojnë ushqime për bagëtitë e tyre.
Në disa zona lartësia e ujit kalon 2 metër.