29 mijë dosje të bllokuara në Gjykatën e Lartë presin të hapen nga 3 gjyqtarë

29 mijë dosje të bllokuara në Gjykatën e Lartë presin të hapen nga 3 gjyqtarë

Rreth 29 mijë dosje të prapambetura po presin të shqyrtohen në Gjykatën e Lartë. Sipas të dhënave të publikuara një ditë më parë, gjatë vitit 2018, gjykata ka shqyrtuar vetëm 1673 çështje, ndërsa janë regjistruar të paktën 8563 çështje të reja.

Krahasuar me vitin 2015, kur numri i çështjeve të prapambetura në GJL ishte 11, 357, në fund të vitin 2018, numri i dosjeve është trefishuar.

Mungesa e stafit administrativ ka qenë prej vitesh problem në Gjykatën e Lartë, por duket se faktori kryesor në trefishimin e numrit të dosjeve të prapambetura ka luajtur procesi i vetingut, gjatë së cilës janë shkarkuar pesë gjyqtarë, duke e lënë GJL-në me vetëm tre prej tyre: kryetari Xhezair Zaganjori, Edmond Islamaj dhe Ardian Dvorani.

Për dy prej tyre, Zaganjorin dhe Islamajn, procesi i vetingut vazhdon në Kolegjin e Posaçëm të Apelit, dhe ata ende mund të shkarkohen nga KPA.

Gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti, me propozim të Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili deri më tani ende nuk i ka nisur procedurat sipas ligjit për të propozuar kandidatët e rinj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>