Rreth 4 000 shqiptarë kërkuan azil në Britani më 2019—të dytët në botë pas Iranit

Nga Exit News
Rreth 4 000 shqiptarë kërkuan azil në Britani më 2019—të dytët në botë pas Iranit

3,970 shqiptarët aplikuan për azil në Mbretërinë e Bashkuar, në vitin 2019, sipas statistikave të qeverisë britanike. Shqipëria renditet e dyta për numrin e azilkërkuesve në Britani. Para saj renditet Irani me 5,464 kërkesa dhe në vend të tretë renditet Iraku me 3,901 kërkesa.

Ndërsa, renditet e treta për numrin e kërkesave të refuzuara për azil, me 1,284 kërkesa të refuzuara.

Por, Shqipëria renditet e para për numrin e kërkesave në pritje të një përgjigje nga qeveria britanike, me 6,298 kërkesa në pritje.

Për vitin 2019, 279 shqiptarë morrën statusin e refugjatit, duke e renditur Shqipërinë vendin e 7-të në britani për miratimin e kërkesave për refugjatë. Vetëm 1 shqiptar morri statusin e mbrojtjes së veçantë.

“Personat që aplikojnë kryesisht për azil ka shumë të ngjarë të jenë nga Irani, Iraku dhe Shqiëpria”, shkruan BBC në një artikull, për vonesën e shkaktuar nga qeveria për shqyrtimin e kërkesave të azilkërkuesve.

Britania e Madhe është një ndër destinacionet e preferuar të shqiptarëve nga Shqipëria dhe Kosova për të emigruar, në shumicën e rasteve në mënyrë të paligjshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>