Që kur infeksioni koronavirusit u kthye në pandemi janë anuluar me qindra aktivitete sportive (kliko këtu për t’u njohur me to) ndërsa rreth 50 sportistë kanë rezultuar të infektuar. Rastet më të fundit janë basketbollisti i NBA-it, Kevin Durant dhe mesfushori i Juventusit Blaise Matuidi.
Exit News përmbledh të gjitha raste te raportuara deri më sot.
Rreth 30 futbollistë të konfirmuar me koronavirus në Evropë
Prej 11 marsit, ku mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani, u diagnostikua me koronavirus, e deri më sot, janë më shumë se 30 futbollistë të infektuar në Itali, Spanjë, Angli, Gjermani dhe Francë.
Skuadra si Sampdoria, Fiorentina, Espanyoli dhe Valencia duken më të prekurat.
Itali: Mattia Zacagni (Verona), Daniele Rugani (Juventus); Blaise Matuidi (Juventus), Dusan Vlahovic (Fiorentina), German Pezzella (Fiorentina), Patrick Cutrone (Fiorentina), Omar Colley (Sampdoria), Albin Ekdal (Sampdoria), Antonio La Gumina (Sampdoria), Morten Thorsby (Sampdoria), Manolo Gabbiadini (Sampdoria), Fabio Depaoli (Sampdoria).
Spanjë: Ezequiel Garay (Valencia), Jose Gaya (Valencia), Elaiquim Mangala (Valencia) dhe rreth 6 lojtarë të Espanyol. Në Spanjë Valencia ka raportuar së fundmi se rreth 35 për qind e skuadrës është infetkuar.
Angli: Callum Hudson-Odoi (Chelsea), Mikel Arteta (trajner i Arsenalit).
Gjermani: Timo Hubers (Hannover), Luca Kilian (Paderborn) dhe një lojtar i Hertha.
Francë: Hyun-Jun Suk (Troyes)
Përveç futbollistëve mes të infektuarve ka dhe zyrtarë klubesh si për shembull: ish-Presidenti i Realit të Madridit Lorenzo Sanz, trajneri i Flamengos Jorge Jesus, pronari i Olympiacosit Evangelos Marinakis.
Formula 1 karantinë në bokse
Aktualisht nuk ka asnjë rast të pilotëve të infektuar, megjithatë nuk kanë shpëtuar pa u prekur pjesëtarët e tjerë të skuadrave.
Skuadra e McLarenit vuri në karantinë të paktën 14 anëtarë të stafit teknik, pasi një prej tyre u diagnostikua me koronavirus.
Furnitori i gomave Pirrelli në Formula 1 u detyrua të bënte të njëjtën gjë, pasi një punonjës rezultoi me koronavirus.
Nga sportet e tjera, shumica e rasteve në SHBA
Sportistët kinezë janë ndër më të dëmtuarit nga kjo gjendje. Prej rreth 4 muajsh, ata janë detyruar të stërviten në izolim për shkak të epidemisë që vazhdon atje.
Në basketboll janë së paku 7 lojtarë të NBA-it që janë diagnostikuar me Covid-19:
Rudy Gobert (Utah Jazz), Donovan Mitchell (Utah Jazz), Christian Wood (Detroit Pistons), Kevin Durant dhe 3 basketbollistë të tjerë të Brooklyn Nets, Trey Thompkins (Real Madrid),
Një gjyqtar i basketbollit, një lojtar i skuadrës së hokejt Ottawa Senators, dy trajnerë të skuadrave të moshave për New York Yankee në bejsboll dhe një lojtar i skuadrës së Seattle Dragons në futboll amerikan janë raste të tjera që raportohen nga SHBA-të.
Në tenis Bernard Tomic u izolua të martën, pasi u ankua për simptoma të ngjashme me koronavirus.
Sportist tjetër i infektuar, është çiklisti Fernando Gaviria rast i ngjashëm është raportuar për një pjesëtar tjetër skuadre çiklistike në Australi.