Rreth 75% e votuesve që banojnë në Shqipëri morën pjesë në zgjedhje

Nga Exit News
Rreth 75% e votuesve që banojnë në Shqipëri morën pjesë në zgjedhje

Në zgjedhjet e 25 prillit patën të drejtë të votonin 3 588 869 shqiptarë, reth 140 mijë qytetarë më shumë se 4 vite më parë.

Ndërsa, në krahasim me 4 vite më parë, në këto zgjedhje votuan rreth 56 mijë qytetarë më shumë, sipas të dhënave të publikuara në emisionin “Me pak fjalë”, në Euronews, të hënën.

Në total në këto zgjedhje votuan 1 662 386 qytetarë, rreth 46% e totalit të votuese.

Të dhënat e publikuara treguan se numri i qytetarëve me të drejtë vote u rrit me 730 mijë votues më shumë që prej vitit 2005, kur rezultonin 2.85 milionë votues.

Një nga shkaqet e kësaj rritjeje konstante ishte regjistrimi i fëmijëve të emigrantëve në Shqipëri, të cilët kur arrijnë moshën 18 vjeç regjistrohet tek votuesit, pavarësisht vendit ku jetojnë.

 

numri i votesve faktike

 

Në fakt përqindja e pjesmarrjes në votime, e llogaritur në emision del më e larte se ajo e paraqitur nga KQZ, nëse heqim nga lista e votuesve emigrantët që jetojnë jashtë.

Janë rreth 1.6 milionë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe rreth 1.4 milionë prej tyre kanë të drejtë të vote. Kështu që pjesëmarrja në votime është në rreth 75% e votuesve që jetojnë në Shqipëri.

pasted image

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>