Pothuajse 1 000 emigrantë zbarkuan brenda pak orësh ditën e diel në ishullin italian Lampedusa, sipas raporteve të mediave italiane.
Rreth 524 emigrantë mbërritën qysh në mëngjes në ishull me katër varka të ndryshme dhe më vonë, u shtuan edhe 398 të tjerë, të ardhur me në një anije të vetme.
Lampedusa është një nga portet kryesore të zbarkimit të emigrantëve që dëshirojnë të arrijnë Evropën.
Rreth 11,000 migrantë kanë zbarkuar në ishull që nga fillimi i vitit, pothuajse dyfishi i një viti më parë.
Partitë opozitare, Lega dhe Fratelli d’Italia, kanë kritikuar qeverinë Draghi për mosveprim.
Ato u shprehën se Italia nuk mund të mbajë më pesha të tjera gjatë pandemisë.