Rrëzohen propozimet e Gucatit dhe Haradinajt

Nga Exit News
Rrëzohen propozimet e Gucatit dhe Haradinajt

Dhomat e Specializuara në Hagë rrëzuan propozimet e krerëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Pala mbrojtëse e Gucatit dhe Haradinajt dorëzuan propozimet e tyre, ku pretendonin se ka mangësi në aktakuzën kundër ish krerëve. Ata thanë se “nuk e njohin juridiksionin e Dhomave të Specializuara në Hagë”.

Gjykatësi i procedurës paraprake Nicolas Giju rrëzoi mocionet e Gucatit dhe Haradinajt.

Përmes një njoftimi Dhomat e Specializuara shprehen se  “gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se aktakuza e konfirmuar përcakton me qartësi dhe specifikë të mjaftueshme faktet që mbështesin akuzat dhe krimet”.

Njoftimi thotë se bazuar në këto rrethana u rëzuan dhe propozimet e Gucatit dhe Haradinajt.

Gucati dhe Haradinaj akuzohen për “pengim të drejtësisë” dhe “zbulimin e paautorizuar të të informacionit të mbrojtur”, përfshirë këtu dhe detajet identifikuese të dëshmitarëve të mundshëm.

Gjatë periudhës prill-shtator 2020, Gucati dhe Haradinaj akuzohen se kanë bërë deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me Zyrën e Prokurorisë Speciale dhe për persona të tjerë, duke i quajtur ata ‘gënjeshtarë, bashkëpunëtorë dhe tradhtarë’.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>