Rrëzohet avioni me mbi 170 pasagjerë në Iran

Nga Exit News
Rrëzohet avioni me mbi 170 pasagjerë në Iran

Një avion me më shumë se 170 pasagjerë nisur për në Ukrainë është rrëzuar në Iran.

Organizata humanitare e Iranit Gjysëmhenë e Kuqe tha se nuk ka shanse për të gjetur të mbijetuar.

Midis viktimave mësohet se janë 82 iranianë, 63 kanadezë, 11 ukrainas përfshirë të gjithë ekuipazhin, 10 suedezë, katër afganë, tre britanikë dhe tre gjermanë.

Ambasada e Ukrainës në Teheran tha se rrëzimi i avionit erdhi si pasojë e problemeve me motorrin dhe përjashtoi mundësitë e ndonjë sulmi terrorist:

“Sipas informacionit paraprak, avioni u rrëzua si rezultat i një problemi me motorin për arsye teknike. Aktualisht, versioni i një sulmi terrorist është përjashtuar.”

Avioni, i tipit Boeing-737, ishte i kompanisë Ukraine International Airlines dhe sapo ishte nisur nga Teherani i Iranit për në Kiev të Ukrainës.

Rreth 168 pasagjerë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit ishin planifikuar të fluturonin.

Ukraine International Airlines ka pezulluar fluturimet për në Teheran deri në një njoftim të dytë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>