Rrëzohet një avion i vogël në Kelmed, arratiset piloti dhe pasagjeri

Nga Exit News
Rrëzohet një avion i vogël në Kelmed, arratiset piloti dhe pasagjeri

Një avion i vogël u rrëzua në Vermosh në Shkodër. Piloti dhe një pasagjer janë arratisur nga vendngjarja. Kryeplaku i Kelmendit për Report Tv, ka treguar se pilotin dhe pasagjerin, erdhi një makinë i mori.

Ai ka deklaruar se avioni u ulë fillimisht, por më pas ka tentuar që të ngjitet, por nuk ia ka dalë.

“Është ulur avioni, ka tentuar që të ngrihet sërish. Si pas asaj që kanë parë barinjtë, duket se ka pësuar defekt, ka rënë në një gardh dhe shtyll pishe, ka ardhur një makinë dhe i ka marrë ato dy personat, ka dhe shenjat e policisë. Policia është në dijeni, nuk ka shtëpia afër këtu, barinj që kanë tokën këtu. Nuk i kanë lënë barinjtë që t’u afrohen. Ka pasur kultivim të kanabisit në këtë zonë”, tha ai.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>