Rrëzohet një avion në Siberi, 7 të vdekur dhe dhjetra të plagosur

Nga Exit News
Rrëzohet një avion në Siberi, 7 të vdekur dhe dhjetra të plagosur

Të paktën shtatë parashutistë humbën jetën dhe dhjetra të tjerë u plagosën, pasi një avion  u rrëzua në një pyll në rajonin e Rusisë, Kemerovo në Siberinë jugperëndimore, njoftoi media ruse të shtunën, sipas Reuters.

Agjencia e lajmeve ruse TASS, duke cituar një burim të shërbimit të urgjencës, tha se deri në 17 persona u plagosën në përplasjen pranë aerodromit Tanay.

Thuhet se avioni u rrëzua në një pyll aty pranë. Media citoi zyrën e prokurorit lokal duke thënë që ekuipazhi kishte dërguar një sinjal ankthi për një dështim të motorit.

Një zëdhënës në një degë siberiane të agjencisë ruse të aviacionit civil Rosaviatsia i tha Reuters se ishte duke u zhvilluar një operacion kërkimi dhe shpëtimi, duke mos pranuar detaje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>