![Screenshot Samsung Internet Rrihet një gazetar në Kosovë](https://exit.al/wp-content/uploads/2021/02/Screenshot_20210226-155518_Samsung-Internet.jpg)
Gazetari kosovar Visar Duriç u rrah brutalisht nga tre burra të maskuar të mërkurën në mbrëmje në Kosovë.
Ai u sulmua pranë banesës së tij dhe pati dëmtime të rënda në kokë.
Duriç tha se sulmi mund të ketë qenë një hakmarrje për punën e tij gazetareske në një hetim të transmetuar kohët e fundit.
Organizatat që mbrojnë gazetarët dhe të drejtat e njeriut dënuan sulmin.
Shoqata e Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) u bëri thirrje autoriteteve të hetojnë çështjen menjëherë dhe të gjejnë autorët e krimit.
Kryeministri në largim Avdullah Hoti gjithashtu nxiti policinë dhe prokurorinë për një hetim të shpejtë.