Rriten aplikimet për azil mbas heqjes së kufizimeve

Nga Exit News
Rriten aplikimet për azil mbas heqjes së kufizimeve

334 shqiptarë aplikuan për azil gjatë qershorit. Ndërkohë janë dhënë 401 vendime të shkallës së parë dhe janë pothuajse 5000 raste në pritje gjatë këtij muaji.

Katër qytetarëve iu pranua kërkesa për  azil dhe 17 u morën në mbrojtje nga  Shtetet Anëtare të BE-së.

Të dhënat tregojnë një rritje në krahasim me muajit prill dhe maj ku udhëtimi ishte më i kufizuar për shkak të pandemisë COVID-19. Para izolimit, kishte mbi 1000 aplikime, ose ndryshe 37 aplikime në ditë.

Gjatë muajit qershor, 31.500 aplikime u paraqitën pranë shteteve anëtare të BE-së, tre herë më shumë se gjatë muajit maj, por ende më e ulët se nivelet para-COVID-19. Shumica e aplikantëve ishin nga Siria, Afganistani dhe Kolumbia. Rreth 37% e aplikantëve morën mbrojtje nga BE-ja gjatë muajit qershor.

Shqipëria mbetet një nga vendet kryesore në Europë dhe 10 vendet e para në botë për azilkërkuesit në BE.

 

Lajme te ngjashme