Rriten çmimet e pronave të paluajtshme në periferi të Tiranës

Nga Exit News
Rriten çmimet e pronave të paluajtshme në periferi të Tiranës

Një e treta e pronave të paluajtshme në vend u blenë nga shtetasit e huaj në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021, sipas raporti të pronave të paluajtshme të hartuar nga Banka e Shqipërisë.

“Rreth 32% të banesave dhe pronave tregtare që janë shitur gjatë periudhës, janë blerë nga jorezidentë, 39% e të cilëve janë shtetas jashtë Bashkimit Evropian”, shkruhet në raportin e publikuar të hënën.

Raporti ka gjetur se numri total i pronave të shitura u rrit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, 709 prona të shitura në 6-mujorin e 2021 krahasuar me 632 prona të një viti më parë.

Çmimi i pronave në Tiranë u rrit me 3.4% ndaj periudhës paraardhëse dhe me 5.8% ndaj një viti më parë. Ato u rritën në zonat periferike dhe jashtë qytetit.

Rreth 50% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej agjentëve janë blerë me hua bankare. Në vrojtimin e gjashtëmujorit të kaluar kjo vlerë ishte 60%. Për 80% të këtyre pronave kredia e marrë ka mbuluar deri në 60% të vlerës.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>