Një sërë produktesh të shportës ushqimore janë shtrenjtuar në muajin gusht. Kjo rritje çmimesh është parë te mishi, bulmetet, vezët dhe fruta-perimet.
Çmimet e disa produkteve të shportës ushqimore janë shtrenjtuar në muajn gusht.
Sipas të dhënave të publikuara nga Euronews Albania, çmimi i mishit është rritur me rreth 50 lekë ndërsa qumshti i ambalazhuar dhe nënproduktet e tij janë rritur me 10 lekë.
Kjo rritje e ushqimeve vjen për të dytin muaj radhazi pasi e njejta gjë ndodhi edhe në korrik.
Kjo situatë ka ardhur si pasojë e rritjes së inflacionit i cili sipas INSTAT arriti në 2.4%, niveli më i lartë që nga janari i vitit 2017.
Shtrenjtimi i çmimi të miellit ka sjellë në shtator rritje të çmimit të bukës dhe e njejta gjë ka ndodhur edhe çmimin e kafesë.
Në restorante dhe kafene çmimet e produkteve janë rritur gjithashtu
Rritja e çmimeve ka prekur edhe disa produkte të tjera si duhani, karburantet, veshjet, mobiliet dhe pajisjet elektrike të shtëpisë.