Rriten me 20 për qind kërkesat për azil të shqiptarëve në Evropë

Nga Gerard Gega
Rriten me 20 për qind kërkesat për azil të shqiptarëve në Evropë

Sipas të dhënave të Zyrës Evropiane të Mbështetjes së Azilit, EASO, 10,439 shqiptarë aplikuan për herë të parë për azil nga janari deri në qershor të këtij viti.

Krahasuar me vitin e shkuar, ka një rritje me 20.2 për qind, duke ndryshuar edhe trendin në rënie që kishte dy vitet e fundit kjo statistikë.

Nga janari deri në qershor të vitit 2018 azilkërkuesit e parë ishin 8,060. Pra në 6 muajt e 2019-ës ka patur 2,379 kërkesa më shumë.

Për sa i përket azilkërkuesve që e përsërisin kërkesën, numri ka qenë afërsisht i njëjtë: 1,478 shqiptarë e përsëritën kërkesën në 6 muajt e parë të vitit 2019 ndërsa në 6 muajt e parë të vitit 2018 ky numër ka qenë 1,440.

Numri i kërkesave për azil gjatë 6 muajve të parë të vitit 2018 dhe 2019 sipas EASO.

Prej vitit 2013 numri i azilkërkuesve nga Shqipëria ka qenë mbi 11,000 në vit.

Viti 2015 kishte dhe numrin më të lartë 68,945 aplikime, pjesa më e madhe e të cilëve pati përgjigjie negative.

Gjatë kësaj periudhe, shqiptarët janë renditur pas sirianëve dhe irakenëve për numrin e kërkesave për azil. Në Siri dhe Irak arsyet e largimit nga vendi kanë qenë konfiltet, ndërsa për Shqipërinë nuk ndodh kështu.

Shqiptarët largohen nga vendi me arsye kryesore mungesën e sigurisë, punës dhe shpresës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>