Fitimet e sektorit bankar në Shqipëri u rritën me rreth 40 milionë euro për tremujorin e parë të vitit 2021. Në krahasim me vitin 2020, ato u rritën me 33 përqind njoftoi Shoqata Shqiptare e Bankave.
Portofoli i kredive në bankat e vendeit u rrit në 611 miliardë lekë, deri në fund të marsit, nga 601 miliardë lekë në vitin 2020, sipas të dhënave të Bankës Kombëtare.
Përqindja e kredive të këqija ra në 7.96% në krahasim me 8.21%. Depozitat bankare u rritën më 1, 3 miliardë lek, nga 1, 2 miliardë lek një vit më parë.
Në total, asetet e bankave u rritën me 1,6 miliardë lekë në fund ët marsit, në krahasim me 1, 5 miliardë lekë në vitin 2020.
Fitimet mbi këto asete u rritën me 1,25 miliardë lekë nga 0,4 miliardë lekë një vit më parë.