Rriten numrat e infektimit në Francë: Pjesa dërrmuese të rinj 20 dhe 30 vjeçar

Nga Exit News
Rriten numrat e infektimit në Francë: Pjesa dërrmuese të rinj 20 dhe 30 vjeçar

Numri i rasteve të reja me Covid-19 në Francë është rritur me 54 përqind gjatë kësaj jave, raporton The Guardian.

Instituti i Shëndetësor Publik në Francë ka treguar se 69 përqind e rasteve të reja me Covid-19 janë të moshës 15 deri në 44 vjeç me një rritje të ndjeshme mes moshës 20-25 vjeç. Ndërsa, më shumë se gjysma e rasteve të reja pozitiv me Covid-19 janë asimptomatik.

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë u regjistruan 1, 377 raste të reja, dhe u zbuluan 151 vatra të reja infeksioni. Në spital kanë humbur jetën 16 persona, duke e çuar numrin e të vdekurve në 30, 254 në total.

Rritja e numrit të të infektuarve mendohet, sipas autoriteteve shëndetësore franceze të ketë ndodhur për shkak të grumbullimeve në aktivitete në mjedise të hapura dhe të mbyllura.

Në Francë është bërë e detyrueshme mbajtja e maskave pavarësisht rritjes së temperaturave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>