Rriten numrat e të infektuarve në Greqi, shkak turistët dhe testimet

Nga Exit News
Rriten numrat e të infektuarve në Greqi, shkak turistët dhe testimet

Sotiris Tsiodras, Këshillatri kryesor i qeverisë greke për koronavirusin paralajmëroi se vendi duhet të tregohet i vëmendshëm për zbatimin e masave anti-koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi u rrit numri i të infektuarve në 121 raste të reka. Ky është numri më i madh i të infektuarve që prej fundit të prillit.

Ai tha se rritja e numrit të infektimeve ka ardhur si pasojë e rritjes së numrit të testimeve dhe turistëve, tha ai për Kathomerinin, por rritja e infektimeve është kryesisht ndër vendasit.

Si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve, qeveria greke ka vendosur masa të reja shtrënguese. Pjesë e këtyre masave është edhe karantinimi për 7 ditë i shtetasve shqiptarë që hyjnë në Greqi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>