Rriten rezervat e vaksinave për vendet e varfëra

Nga Exit News
Rriten rezervat e vaksinave për vendet e varfëra

Më në fund rezervat globale të vaksinave, që do të shkojnë për fushatat e vaksinimit në vendet e varfëra, po shtohen.

Një ditë më parë SHBA-të premtuan një furnizim prej 500 milion vaksinash Pfizer, që do të shpërndahen në 92 vende të botës.

Më herët, ato dhuruan edhe 80 milion vaksina të tjera, të cilat do të shpërndahen deri ën fund të muajit qershor sipas programit.

Njëkohësisht SHBA ka hequr kufizimet për shpërndarjen e vaksinave të prodhuara nga AstraZeneca, Sanofi dhe Novavax, duke lejuar kompanitë të përcaktojnë vetë se ku të shpërndajnë dozat e tyre.

Po ashtu po bën përpjekje për heqjen e patentave të vaksinave, që do të lejonte shtimin e prodhimit të tyre.

Në fillim të muajit qershor, Japonia premtoi 800 milion $ për programin COVAX të OBSH-së, që merret me sigurimin e vaksinave për vendet e varfëra.

Njëkohësisht edhe BE-ja ka premtuar 1 miliard € dhe 100 milione vaksina, që do të shpërndahen për vendet e tjera brenda vitit.

Ndërkohë, fondacioni Mastercard ka premtuar 1.3 miliard $ për vaksinimin kundër Covid-19 në vendet e Afrikës. Këro të fundit kanë marr vetëm 1% të furnizimeve prej mbi 1.3 miliard dozave që COVAX ka shpërndarë.

Gjithashtu, mediat sinjalizojnë se vendet anëtare të G7 do të marrin përsipër të sigurojnë 1 miliard doza shtesë për vaksinimin e 80% të popullsisë në botë.

Përpjekjet vijnë pas paralajmërimeve të vazhdueshme të krerëve të programit COVAX, bashkëpunim i OBSH-së me Aleancën e Vaksinave, Gavi se duhej rritur kontributi për programin pasi vendet e varfëra rrezikonin të mbeteshin pa vaksina.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>