Rriten shitjet me pakicë në Britani, kalojnë shifrën e 2019

Nga Exit News
Rriten shitjet me pakicë në Britani, kalojnë shifrën e 2019

Shitjet me pakicë në Britani u rritën për të pestin muaj radhazi, duke arritur më shumë se 5.5% në krahasim me periudhën para pandemisë, raporton Reuters.

Vëllimet e shitjeve me pakicë u rritën me 1.5% vetëm në shtator dhe janë 4.7% më të larta se një vit më parë, sipas të dhënave të një sondazhi të Reuters.

Ekonomia e Britanisë ra më 20% gjatë pandemisë por, kërkesa e lartë e familje arriti të ngrinte ekonominë.

Të dhënat e shitjeve, të publikuara të premten treguan një shifër record prej 17.4% për muajt e fundit.

Sidoqoftë, kufizimet në rritje të koronavirusit po e dëmtojnë konsumatorin dhe po rëndojnë mbi ekonominë.

“Shpenzimet totale të konsumatorëve ndoshta do të fillojnë të ulen gjatë muajve të ardhshëm, me përfundimin e  skemës së mbështetjes së qeverisë, parashikuan ekonomistët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>