Rritet çmimi i ushqimeve

Nga Exit News
Rritet çmimi i ushqimeve

Në muajin korrik u rritën çmimet e ushqimeve, sipas raportit të Instituti i Statistikave të botuar të martën.

INSTAT ka gjetur se në muajin korrik çmimet e ushqimeve u rritën me 4,1 % ne krahasim me korrikun e 2020-tës dhe me 1,4 % në krahasim me qershorin e 2021-shit.

Çmimet u rritën ndjeshëm edhe për transportin e shërbimet e hotelerisë. Krahasuar me muajin Korrik 2020, çmimet e transporti u rritën me 4,4 %, komunikimi u rrit me 2,9 %, dhe hotele, kafene dhe restorante u rritën me 1,4 %.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 1,2 %.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>