Rritet kërkesa, Netflix ul cilësinë në Europë për të lehtësuar aksesin

Nga Exit News
Rritet kërkesa, Netflix ul cilësinë në Europë për të lehtësuar aksesin

Netflix do të zvogëlojë cilësinë e videos në shërbimin e saj për Evropën për 30 ditët e ardhshme, në mënyrë që të jetë më lehtësisht i aksesueshëm.

Sipas BBC, kërkesa për transmetim është rritur pasi pjesë të mëdha të Evropës po izolohen në shtëpi për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Ofruesi i transmetimit të videove tha se ulja e cilësisë së figurës do të zvogëlonte konsumin e të dhënave Netflix me 25%.

Por gjithsesi cilësia e figurës do të vazhdojë të jetë e mirë.

Ndryshimi duket se përfshin edhe Mbretërinë e Bashkuar, megjithëse Netflix nuk është shprehur zyrtarisht për këtë.

Vendimi u njoftua pas një telefonate me zyrtarë evropianë.

Thierry Breton, Komisioneri Evropian për Tregun e Brendshëm, kishte thënë më parë se njerëzit duhet të  kenë mundësinë të përzgjedhin cilësinë normale të videos kur formati HD [me definicion të lartë] nuk është i nevojshëm.

Një orë video me cilësi standarte përdor rreth 1 GB të dhëna, ndërsa HD mund të përdorë deri në 3 GB në një orë.

Netflix gjithashtu ofron video me definicion ultra të lartë 4K për disa nga programet e tij.

Duket se vendimi i marrë nga Netflix për të zvogëluar cilësinë e videos është një kompromis nisur nga situata.

“Pas diskutimeve midis Komisionerit Thierry Breton dhe [drejtorin ekzekutiv të Netflix] Reed Hastings, dhe duke pasur parasysh sfidat e jashtëzakonshme të ngritura nga koronavirusi, Netflix ka vendosur të ulë cilësinë e shfaqes së videos në të gjithë Evropën për 30 ditët në vijim”, u shpreh kompania.

Komisioneri Breton vlerësoi përgjigjen për veprim shumë shpejt të Netflix, vetëm disa orë pas telefonatës, duke thënë se kjo do të ruajë funksionimin e Internetit gjatë krizës Covid-19.

Netflix nuk është shprehur ende nëse ulja e cilësisë së videos do të zbatohet në zona të tjera siç është Amerika e Veriut.

Përdorimi i internetit është rritur në javët e fundit pasi më shumë njerëz punojnë nga shtëpia dhe shmangin daljen jashtë.

Gjigandi i telekomunikacionit Vodafone raportoi një rritje prej 50% të përdorimit të internetit në Evropë në fillim të kësaj jave.

Drejtori ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg tha të mërkurën se platforma kishte rritje të mëdha pasi përdoruesit po qëndrojnë të lidhur me miqtë.

Zuckerberg u shpreh se kompania ka rritjen e saj më të madhe zakonisht gjatë përdorimit në natën e ndërrimit të viteve, por që kërkesat ditët e fundit e kishin tejkaluar atë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>