Rritet ndjeshëm numri i vizitorëve në ‘Shtëpinë me gjethe’ në korrik

Nga Exit News
Rritet ndjeshëm numri i vizitorëve në ‘Shtëpinë me gjethe’ në korrik

Gjatë korrikut, numri i vizitorëve në muzeun ‘Shtëpia me gjethe’ pothuaj është dyfishuar krahasuar me qershorit.

Sipas të dhënave publikuar nga vetë muzeu, megjithëse numri i vizitorëve është ende i ulët krahasuar me një vit më parë, shtimi i vizitorëve në korrik është një sinjal pozitiv, duke pasur parasysh epideminë e Covid-19.

Rritja e numrin të vizitorëve gjatë korrikut ka sjellë dhe rritjen e të ardhurave:

‘183 për qind më shumë vizitorë në korrik krahasuar me muajin qershor, 183 për qind më shumë të ardhura në korrik krahasuar me muajin qershor.’

52.2 për qind e vizitorëve në muze janë vendas dhe 47.8 për qind janë të huaj:

Numrin më të madh të vizitorëve të huaj e zënë turistët francezë, pastaj shqiptarët nga Kosova, por edhe turistë nga SHBA, Italia, Gjermania, Çekia dhe Holanda”.

Muzeu ‘Shtëpia me Gjethe’ i vendosur shumë pranë sheshit Skënderbej, është i hapur çdo ditë dhe deri më 31 gusht bileta kushton vetëm 200 lekë të reja. Ndërsa çdo të diel hyrja është e lire për të gjithë.

Muzeu përpiqet të tregojë një nga periudhat më të errëta të historisë së vendit, atë të përgjimeve gjatë regjimit komunist, pasi në të njëjten ndërtesë ka qenë Selia Qendrore e Përgjimeve të Shërbimit Sekret nga viti 1944 – 1991.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>